Horoskopi

Personat e këtyre shenjave të horoskopit janë xhelozët më “të tmerrshëm” që keni parë!

14:45 - 14.03.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Thonë se aty ku ka dashuri, ka edhe xhelozi… Mirëpo, në rastin e 2 shenjave të mëposhtme xhelozia mund të shndërrohet dalëngadalë në një sëmundje që i bren nga brenda.




Kështu që përpara se të lini Facebook-un apo Instagramin hapur, mësoni cilat janë dy xhelozet e tmerrshme të zodiakut.

Akrepi:

Një Akrep është në gjendje të instalojë pajisje përgjuese, të punësojë detektiv privat apo dhe të shndërrohet vetë në një Sherlock Holmes kur bëhët fjalë për kontrollin e partnerit/partneres. Për personat e kësaj shenjeje xhelozia mund të arrijë deri në atë pikë sa të shndërrohet në një sëmundje të vërtetë që mund të vërë në rrezik të ardhmen e jetës në çift. Duke qenë se është një shenjë me imagjinatë të zhvilluar, nuk është aspak habi që të mendojë skenarë nga më të ndryshmit.

Peshorja:

Peshorja është shenja e dytë më xheloze e horoskopit, sado që partneri përpiqet t’i japë besim dhe siguri ai gjen gjithmonë një motiv për të rrëmuar në gjërat e tij dhe për ta bërë lidhjen mbytëse. Edhe pse në shumicën e rasteve preferojnë të mos e pranojnë që janë xhelozë, thellë brenda tyre edhe Peshorja është një xheloze e pandreqshme që do të bënte gjithçka për të ditur se ç’ndodh në mendjen e partnerit.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.