AKTUALITET

Veliaj prezanton Mimi Kodhelin: Farka do e mbështesë Mimin, gjithmonë u është gjendur njerëzve

13:30 - 14.03.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mimi Kodheli u prezantua zyrtarisht si kandidate për deputete e zonës së Farkës në Tiranë.




Përkrah kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili drejton fushatën e PS për të gjithë Qarkun, Kodheli tha se renditja në listë nuk e ka shqetësuar aspak, pasi beson tek fuqia e votës dhe e familjes së madhe socialiste.

“Unë besoj vetëm në një gjë: me punën që bëjmë, ne jemi një familje, dhe ju e dini si ndërtohet familja, me mundim, me shpresë, me dashuri të madhe, me bujari për të toleruar njëri-tjetrin, por edhe me besim. Unë jam pjesë e një familjeje që është më e madhja, më e drejta, më mendjehapura dhe më punëtorja, që quhet Partia Socialiste e Shqipërisë,” u shpreh Kodheli.

Deputetja socialiste tha se pavarësisht numrit në listë, secili ka mundësinë të tregojë vlerat në politikë.

Kryebashkiaku Veliaj tha se Farka do ta mbështesë Mimin për një mandat tjetër në parament.

“Mimi është një zonjë nga ato që vijnë rrallë e më rrallë, sepse ka bërë shumë për njerëzit, ka parë nevojat e tjetrit dhe e ka hapur telefonin gjithmonë, si kur ka qenë deputete në Pogradec, në Kukës, në Lezhë. Ndaj, unë besoj se është një privilegj i jashtëzakonshëm në një zonë ku realisht kemi punuar kaq shumë, duke filluar nga fshatrat e Farkës, deri tek urbanizimi i lagjes 13, që jemi një komunitet ku kemi dikë që di të punojë edhe tokë urbane, di të punojë edhe tokë rurale, edhe tokë fshati, edhe tokë kryeqyteti. Ndaj besoj fort që gjithë Farka do mbështesë Mimin,” tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.