AKTUALITET

VIDEO/ Thirrje “Rama ik”, kryeministri i përshëndet me dorë, një i moshuar dhunohet, çfarë nuk u pa nga incidentet në Elbasan

13:07 - 14.03.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Momente tensioni sot në Elbasan, ku disa persona kanë pritur me ovacione dhe thirrje “Rama ik”, kryeministrin Edi Rama, ndërsa pak metra më larg, kreu i PD Lulzim Basha zhvillonte takime me qytetarët. Të dy ndodheshin aty me rastin e Ditës së Verës, e cila nuk ka kaluar e qetë, ndërsa mijëra veta ndodheshin në Elbasan, duke thyer kështu dhe rregullat e pandemisë.




Por ndërsa disa simpatizantë të PD thërrasin “Rama ik”, kryeministri që po kalon bashkë me deputetë të zonës dhe drejtues vendorë, iu bën me dorë të afrohen.

Po kështu në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” shihet dhe momenti i acarimit të situatës, teksa nga një anë simpatizantët e PD thërrasin “Rama ik”, në anën tjetër simpatizantë të PS shajnë e bërtasin. Në moment një person, që duke i moshuar bie përtokë e dhunohet, e më pas ndërhyjnë të tjerë.

 

Për qetësimin e situatës u desh ndërhyrja e policisë që shoqëroi disa persona.

Kryedemokrati Lulzim Basha tha pas incidenteve se ai që provokoi ishte kryeministri Edi Rama, i cili ishte i shoqëruar nga bandat, duke e paralajmëruar të mos kërcënojë qytetarët. Nga ana tjetër Rama tha se kreu i PD flet përçart dhe se njerëzit kishin ardhur me flamuj partie në Elbasan, duke i kërkuar të ndahet nga presidenti Meta dhe ish-kryeministri Berisha.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.