Kryesore

Përdhunimi i 17-vjeçares, flet babai i të riut të arrestuar: Vajza vinte shpesh tek lokali ynë, i vëllai e kishte rrahur, djalit i vinte keq për të

13:54 - 15.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vajzë e mitur vetëm 17 vjeç nga Tirana u përdhunua dhe u detyrua të konsumojë drogë. Ky ishte lajmi që pushtoi shumë media mëngjesin e 4 marsit. Disa ditë më vonë 26-vjeçari i dyshuar si autor për ngjarjen u vu në pranga dhe gjykata e shkallës së parë e la në burg pa afat deri në përfundim të hetimeve.




Sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 ka ardhur dëshmia e babait i 26-vjeçarit të arrestuar Orgest Merko.

Ai pretendon se historia është deformuar nga ana e policisë dhe pozita e djalit është rënduar qëllimisht. Sipas babait, të rinjtë njiheshin me njëri-tjetrin dhe vajza kishte shkuar me vullnet në një fshat të Ersekës aty ku i biri kishte shkuar për ta rikuperuar veten nga Covid.

Pse e mitura denoncoi 26-vjeçarin kur mes tyre kishte një njohje? Kush kishte interes që 26-vjeçari të shkonte pas hekurave? Ja dëshmia e babait.

Evis Ahmeti: Si e mësuat ngjarjen?

Sapo pamë lajmin bashkëshortja dyshoi dhe tha se është vajza që ikën nga shtëpia dhe vjen në lokalin tonë. Kur djalin e arrestuan shkuam në komisariat. Me djalin silleshin keq e detyronin të firmoste e të pranonte krimin.

Fola dhe me policinë u thashë që vajza ka shkuar me dëshirë tek djali. Ka marrë furgonin dhe ka shkuar në Ersekë.

Ne shkuam familjarisht në Ersekë më 25 shkurt. Ne u kthyem ndërsa djali qëndroi disa ditë. Nuk e dinim se do vinte vajza.

Kur ka lindur miqësia e djalit me këtë vajzë?

Vajza vinte shpesh tek lokali ynë. Pinte kafe. Ajo vinte çdo mëngjes se ishte tek shkolla përballë lokalit. Kishte simpati për djalin. Ishte e varfër dhe djali i rrinte afër. Ajo rrinte gjithë kohën vetëm.

Pasi u arrestua djali e kemi takuar dhe tha se ndihej shumë keq. Tha që më dhunojnë. Na tha që s’ka thënë asnjë fjalë dhe se gjithçka në denoncim u tha nga i vëllai. Tregoi se i vëllai e kishte rrahur. U lidhëm me koordinatoren dhe vajza u strehua në një qendër. Vajza nuk jetonte dot në atë shtëpi.

Ne kemi dyshime se ajo është e infiltruar ose e kanë detyruar. Kam dyshime edhe për inspektorin e zonës se ma ka thënë që dua ta arrestoj djalin tuaj.

A shkonte inspektori në lokalin tuaj?

Po shkonte. Më vonë jo. I kishte dalë një herë në rrugë djalit dhe i tha do bëj çmos, dua të të arrestoj. Kur arrestuan djalin e detyronin të firmoste gjërat që ata kishin shkruar që nuk ishin të vërteta. Erdhën edhe në shtëpi për kontroll, e kthyen përmbys pa asnjë mandat kontrolli. Nuk gjetën asnjë gjë të jashtëligjshme.

Sa e njeh djalin?

Është pak impulsiv. Por këtë nuk e bën. Ai është shumë human. Një ditë shumë i mërzitur më tha çfarë ka polici me mua.

Ndërsa me vëllain e vajzës janë zënë pak kohë më parë. Ai e shikonte që e motra vizitonte lokalin tonë dhe rrinte në shoqëri me Orgestin dhe për këtë janë zënë.

Po për vajzën çfarë dini?

Orgesti e shikonte për gjynah se ishte jetime. E shikonte që bënte veprime të pakontrolluara. Ajo nuk i kishte gjërat mirë në familje. Kishte ikur dhe herë të tjera nga shtëpia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.