Kryesore

Babai i infektuar me Covid-19, Cakaj apel qytetarëve: Kemi nevojë urgjente për gjak

16:25 - 16.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Jashtëm, Gent Cakaj u ka bërë apel qytetarëve me anë të një postimi në rrjetet sociale që ta ndihmojnë, pasi babai i tij i infektuar me Covid-19 ka nevojë për gjak me antitrupa.




Cakaj bën apel për ndihmë të gjithë qytetarëve që mund të kenë kaluar Covid-19 për plazmë të gjakur për grupin A pozitiv, ndërsa shton se gjaku duhet të përmbajë mbi 50 antitrupa.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

I shtrenguar nga beteja me COVID-19, detyrohem të ju kërkojë ndihmë personale për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babain tim, Shkelzen Cakaj.

Gjaku duhet të përmban mbi 50 antitrupa!

Ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj.

Po ashtu, të gjithë ata që kanë mundësi mund të na kontaktojnë drejtëpërdrejtë edhe në këtë numër telefoni: +38345101998!

Ju falemnderoj përultësisht dhe Zoti ju bekoftë!

Sinqerisht,

Genti

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.