Kryesore

Basha mesazh qytetarëve: Vota jote në 25 prill, mund të përcaktojë një tjetër model

15:10 - 16.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një video të përplasjeve së kryeministrit Edi Rama me gazetarët, duke iu kërkuar të gjithëve të imagjinojnë se ajo që ndodhet përballë Ramës është vajza e secilit.




“Vota jote në 25 prill, mund të përcaktojë një tjetër model”, është mesazhi i Bashës.

“Imagjinoni një vajzë të vogël që kërkon frymëzim, me shpresën se një ditë do të jetë si modelet që ndjek.

Tani imagjinoni si ndihet kur sheh gratë që sulmohen me arrogancë…

Kur përqeshen…

Kur ofendohen…

Kur diskriminohen…

Vetëm sepse bëjnë punën e tyre!

Imagjinoni sikur ajo të ishte vajza juaj…

Ky është mesazhi për të cilin ka nevojë?

Vajza juaj po dëgjon dhe vota jote në 25 prill, mund të përcaktojë një tjetër model.

Voto për ndryshimin!”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.