Kryesore

“Je trim i madh ti? Nuk largohem, madje ta zë dhe vendin”/ Debati Ruçi – Gjoni në parlament, deputeti opozitar përjashtohet nga seanca

12:50 - 16.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, është përplasur me deputetin Ralf Gjoni, në seancën e sotme plenare.




Kjo ndodhi pas përfundimit të fjalës së Gjonit në foltoren e parlamentit, ku sipas Ruçit, për 15 minuta ka folur vetëm për pakënaqësitë e zgjedhjeve dhe jo për rendin e ditës.

Gjoni u kthye për t’iu përgjigjur Ruçit, por ky i fundit ia ndërpreu fjalën dhe i komunikoi përjashtimin nga salla. Në një moment dëgjohet kryeparlamentari që i thotë deputetit: “Jo, je trim i madh ti?”.

Ndërsa Gjoni i përgjigjet po me të njëjtën monedhë: “Jo po je ti trim. Nuk largohem, madje zë dhe vendin tënd”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.