POLITIKË

“Ndarja territoriale sipas interesit të mazhorancës”/ Ish-deputeti i PS: Shpenzimet e bashkive janë rritur dhe shërbimet…

09:19 - 16.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Elmaz Sherifi thotë se reforma administrative territoriale e bërë nga qeveria e Edi Ramës ka dështuar.Në një status në Facebook, ish-deputeti shkruan se ndarja e re territoriale u bë në kundërshtim me kushtetutën dhe pa miratimin e opozitës.




Sipas tij, qëllimi i ndarjes së re territoriale nuk ishte ashtu siç pretendonte qeveria, por krijimi i zonave elektorale ashtiu siç mazhorancës i intereson.

“Me ligjin 115/2014 Shqipëria u nda ne 61 bashki. Ndarja administrative u bë në kundërshtim me kushtetutën dhe pa miratimin e opozitës. Si argument për ndarjen administrative u përdor ulja e shpenzimeve për administratat vendore dhe eliminimin e kryetareve te komunave, ose “bejlerëve”, si i quante “Rilindja”.

Qëllimi i vërtetë nuk ishte vetëqeverisja vendore, por, krijimi i zonave elektorale, ashtu si i interesonte maxhorances”, shkruan Sherifi.Sipas tij tashmë është fakt që shpenzimet e bashkive pas ndarjes së re janë rritur me 23 %. Ndërsa thekson se Riorganizimi administrativo-territorial duhet të jete një nga prioritetet e qeverisjes.

“Është fakt, qe shpenzimet per administratën e bashkive pas ndarjes administrative janë rritur mbi 23 %, dhe shërbimet publike ne ish komuna janë përkeqësuar. Popullsia e ish komunave nuk kane përfaqësues te tyre ne këshillat bashkiake dhe administratat janë shtuar për qëllime elektorale.

Pas zgjedhjeve te vetëqeverisjes vendore pa opozitën me 2019, janë rikthyer këshillat popullore të rretheve dhe komitetet ekzekutive te tyre. Riorganizimi administrativo-territorial duhet të jete një nga prioritetet e qeverisjes për të plotësuar standardet më të përparuara sipas Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes vendore”, mbyll postimin e tij Sherifi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.