Kryesore

Basha poston foton me kampionen Shkodrane: Optimizmin e saj e shoh ngado në Shqipëri

08:55 - 17.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar foton me sportisten nga Shkodra, të cilën e takoi ditën e djeshme ndërsa vizitonte qytetin.




Përmes një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se optimizmin e sportistes Kismete, e shikon ngado në Shqipëri.

“E djeshmja ishte një ditë plot energji, entuziazëm dhe shpresë. Mes shumë takimesh të shkëlqyera, më la mbresë të veçantë biseda me Kismeten. Sportisten e shkëlqyer, aktivisten dhe vajzën me kurajë dhe besim që mes shumë vështirësive ja ka dalë të marrë vlerësime kombëtare e ndërkombëtare.

Optimizmin dhe shpresën e saj për një Shqipëri më të mirë e shoh ngado në Shqipëri. Kudo që kam qenë, në çdo qytet e fshat, në çdo cep të Shqipërisë fryn era e ndryshimit. Të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë”, shkruan Basha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.