Kryesore

“Duan të kapin reformën në drejtësi”, Meta për deklaratat e Ramës: Si mund të jetë më e kapur se sa është?! Dosjet e Shijakut e Dibrës u katandisën nga peshkaqenët tek cironkat

13:00 - 17.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës Ilir Meta u pyet sot gjatë një dalje për mediat në sheshin “Nënë Tereza” dhe për akuzat e kryeministrit Edi Rama se opozita dhe Presidenti duan të kapin reformën në drejtësi.




Ai tha se reforma s’mund të jetë më e kapur se sa është tani, duke iu referuar sërish çështjes së selisë së FRD. Ai mori si shembull dosjet e Shijakut dhe të Dibrës, për të cilat tha se nga peshkaqenët u kalua tek ca cironka.

“Si mund të jetë më e kapur se sa është e kapur reforma në drejtësi. Si mund të jetë më tepër se sa kaq. Vetëm rasti që përmendëm pak më parë. Ka ndonjë ndjekje penale për ta. Kush i del për zot letrës së Bakallit.

Së dyti, ju e shikoni si u katandisën dosjet e Shijakut dhe të Dibrës, nga peshkaqenët që ishin që i ka parë gjithë botë, të cilët janë akoma në listat për deputetë kalohet tek ca cironka. Njësoj si me çështjen e drogës, në vend që të vihen para përgjegjësisë ata që pastrojnë lekët e drogës, kapen ata për 2-3 gram kanabis”, deklaroi Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.