Kryesore

Luljeta Bozo: Do të përmirësoj gjendjen e pensionistëve, të aktivizohen në disa probleme shoqërore

09:09 - 17.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Luljeta Bozo, në një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama, rrëfen arsyet se pse vendosi që të pranonte ftesën për të hyrë në politikë.




Sa i përket ambicies së saj si deputete e ardhshme Bozo thotë se një prej tyre është përmirësimi i gjendjes së pensionistëve që ata ta ndiejnë veten të dobishëm.

“Gjënë më të shtrenjtë kam kohën, se po të iku koha nuk rikuperohet. Në 1965 mbarova studimet në fakultetin e Inxhinierisë, u diplomova inxhiniere ndërtimi, meqënëse isha me rezultate shumë të mira më mbajtën direkt në universitet, kam 56 vjet që punoj pa ndërprerje. Librin e parë e kam nxjerrë në vitin 1975. Në vazhdimësi deri sot kam bërë gati 35 libra të botuar. Çohem shumë herët 4:30-5:00 dhe menjëherë bëj një ecje 5 kilometra, ky është regjimi ditor i ushtarit. Për moshën që kam them që kam akoma për të përmirësuar pak gjendjen e pensionistëve dhe për t’i aktivizuar në disa probleme shoqërore ku ata do ta ndiejnë veten shumë mirë dhe shumë të dobishëm për shoqërinë. Fushën e dytë që kam si prioritet është fusha e kërkimit shkencor, kjo do të jetë e bashkëngjitur me fushën e arsimit të lartë se s’mund të zhvillohet arsimi i lartë pa kërkimin shkencor.

Një javë rresht pas tërmetit unë kam qenë në të gjithë televizionet pa asnjë interes se fundja unë nisem nga parimi i famshëm që thotë bëje të mirën hidhe në det nuk të humbet. Njerëzit fitonin një qetësi se më vinin mesazhe pa fund nga Shqipëria, nga Amerika, nga Kanadaja, nga Franca se e ndjekin. Kjo është një gjë shumë e mirë që shqiptarët kudo që janë në botë janë të lidhur me vendin e tyre. Takoj njerëz pa fund, nuk i njoh fare më japin urimet, më japin falënderimet që pranova të kandidoj dhe urimet për t’i përfaqësuar. Në këto urime e falënderime në një vit e gjysmë, shumë shumë herë shprehnin dhe dëshirën që ne duam kështu njerëz që t’i kemi të na përfaqësojnë”, thotë Bozo.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.