Kryesore

Meta në takim me ambasadorin e ri të Bangladeshit: Diskutuam për nevojën e nxitjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar

10:54 - 17.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta, ka mirëpritur në presidencë Ambasadorin e ri të Bangladeshit, Ashud Ahmet.Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta thekson se i ka uruar suksese z. Ahmet dhe i ka siguruar mbështetje të plotë.




Meta shprehet se në bisedën e tyre, është konfirmuar marrëdhëniet e mira politike ndërmjet dy vendeve dhe është folur për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik e tregtar.

Postimi i plotë:

Me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, prita me kënaqësi Ambasadorin e ri të Bangladeshit në Shqipëri, Sh.T.Z. Ashud Ahmed, të cilit i urova sukese dhe e sigurova për mbështetje të plotë gjatë misionit të tij të rëndësishëm.

Konfirmuam marrëdhëniet e mira politike ndërmjet dy vendeve tona dhe vlerësuam trendin pozitiv të bashkëpunimit dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Shkëmbyem mendime në lidhje me nevojën e nxitjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe për rëndësinë e rritjes së investimeve reciproke.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.