Kryesore

Meta: Të gjithë të mbajnë duart larg nga votat, të kontribuojnë për një fushatë civile

12:28 - 17.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës Ilir Meta në një deklaratë për mediat sot nga sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë i pyetur për deklaratën e tij mbi një plan për mbrojtjen e votës së lirë tha se do të njiheni në vijim me përmbajtjen.




Ndër të tjera, Meta kërkoi që të gjithë të mbajnë duart larg nga votat dhe të kontribuojnë për një fushatë civile dhe europiane.

“Se ç’përmban ky plan do të njiheni në ditët në vijim. Çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot pavarësisht bindjeve partiake është 100% dakord me Presidentin e Republikës që nuk duhet të vihet më dorë mbi votën sepse prandaj jemi në këtë situatë kaq të rëndë, që udhëheqim në nivel botëror për shpopullimin e vendit, pikërisht se niveli i lirisë së zgjedhjeve është katandisur në këtë situatë që e dini ju dhe që e di gjithë bota.

Është një kusht i pakapërcueshëm nga BE për çeljen e negociatave. Të gjithë të mbajnë duart larg nga votat, të kontribuojnë për një fushatë civile dhe europiane, të gjithë të paraqesin alternativat e tyre. Është një gjë e mirë se përveç forcave politike keni mundësi të shpreheni dhe për kandidatin që preferoni duke dhënë një mesazh të qartë që drejtuesit e partive duhet të promovojnë njerëz me integritet që të respektojnë Kushtetutën dhe të jenë shembull i respektimit të ligjit”, deklaroi Meta.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ti sh lir floriri je qenie e gjalle e ndyre,ti duhet te ishe ne burg,jo te na dordollisesh cdo dite,vetem sa shtohet urrejtja ndaj tejet.Bolle tani me leri shqiptaret e qete,ti kthe parate e pasurite qe ke plackitur,kjo do te ishte ne te miren tende.

    Përgjigju ↓