Kryesore

Berisha: E kam kaluar Covid-19, vaksinën do e marr kur të më vijë radha

13:58 - 18.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se ka kaluar koronavirusin.




Në një intervistë në “Abcnews”, Berisha tregoi se e ka kaluar në formën më të lehtë të mundshme dhe simptoma e vetme ka qenë rrufë dhe pak temperaturë.

“Unë kalova një grip në formën më të zakonshme. Kjo është dhe arsyeja e vërtetë që unë nuk e bëra publike, Unë thash nëse kjo kalon në stadin e rrufave të zakonshme unë nuk do ta bëj publik. Unë pata vetëm një shenjë që ishte një rrufë disa ditore dhe dy ditë kam pasur një temperaturë prej 37 e gjysmë. Në shkurt unë kam punuar çdo ditë njëlloj, nuk më ka cënuar aftësinë për punë.

Unë shumë herë kam pasur shumë karantina pasi kisha kontakt me persona që kishin takuar të infektuar me koronavirus. Aspekti më i vështirë ishte procesi i karantinës, ajo duhet të zbatohet dhe duhet të jemi seriozë”, ka thënë Berisha.

I pyetur nëse i është ofruar për të bërë vaksinën, ai është shprehur se vaksinën do e bëjë kur ti vijë grupmosha.

“Edhe po të më ofrojë nuk do e bëj. Vaksinën do e bëj kur të vijë grupmosha 76 vjeçare më 15 tetor, para kësaj date dhe moshe nuk do të bëj vaksinë. Kam përdorur mjetet më të zakonshme si në çdo rrufë dhe për pesë ditë kam përdorur Remdisiver dhe anti viral, pasi mjeku më tha se do të shkurtojë kohën. Unë e kalova në formën më të lehtë”, ka thënë ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.