Sociale

Nuk mbajtën maskat mbrojtëse, gjobiten 790 qytetarë në 24 orët e fundit

14:18 - 18.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit ka ndëshkuar me gjobë 790 qytetarë pasi janë konstatuar pa maskë në fytyrë.




Në 24 orët e fundit janë gjobitur me 3 mijë lekë , 689 persona që nuk mbanin maskën. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 101 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Njoftimi i policisë:

U konstatuan pa maskat mbrojtëse, ndëshkohen me masë administrative 790 shtetas.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 689 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 101 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.