Sociale

Bëhuni gati për një tjetër version të rrjetit social Instagram

14:38 - 19.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rrjeti social Instagram është një ndër më të përdorurit në mbarë botën dhe përdoruesit janë tashmë “të fiksuar” me të.




Jo vetëm të rinjtë, por edhe prindërit tanë kanë tashmë nga një llogari personale në Instagram, për të ndarë tek tuk ndonjë foto ose video, si dhe për të parë se ç’bën bota.

Me siguri keni rastisur edhe me fëmijë që kërkojnë të kenë një llogari në Instagram, mirëpo kjo platformë nuk lejon përdorues nën 13-vjeç.

Për këtë arsye, Instagram do të sjellë një version të ri të tijin, pikërisht për moshën nën 13 vjeç.

Sipas “BuzzFeed News”, Facebook njoftoi në një post të brendshëm të kompanisë se do të fillojë krijimin e një versioni të ri të Instagram-it për fëmijët nën moshën 13-vjeç, që ata të mund ta të përdorin “në mënyrë të sigurt” rrjetin social Instagram.

Një zëdhënës i Facebook tregoi se kompania po eksploronte një version të Instagram-it të kontrolluar nga prindërit, që do të jetë i ngjashëm me aplikacionin Messenger Kids.

“Gjithnjë e më shumë fëmijët po pyesin prindërit e tyre nëse mund të kenë aplikacione që i ndihmojnë të lidhen me miqtë. Tani për tani nuk ka shumë mundësi për prindërit, kështu që ne jemi duke punuar në ndërtimin e produkteve shtesë, që janë të përshtatshme për fëmijë, të menaxhuara nga prindërit,” tha zëdhënësi për “Guardian”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.