Kryesore

Rama: S’ka më ik e hajde nesër, Shqipëria lider në rajon në qeverisjen digjitale

10:48 - 19.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të premte programin e Partisë Socialiste për shërbimet për qytetarët dhe biznesin.




Rama u shpreh se çdo qytetar që kërkon një shërbim apo një dokument nuk ka nevojë të shkojë në sportele por mund ta marrë përmes telefonit apo kompjuterit ndërsa e cilësoi Shqipërinë, lider në rajon sa i takon qeverisjes digjitale.

“Në ndonjë moment kur kam kohë të lirë shikoj komentet tuaja në faqet e mia sociale. E ndesh shpesh pakënaqësinë tuaj, padurimin tuaj, ndjenjën e mungesës së një optimizmi për atë që vjen por nga ana tjetër kam përshtypjen e plotë dhe bindëse se kur me shumë të drejtë ju kërkoni më shumë, ju doni më shumë patjetër meritoni më shumë, harroni se nga jemi nisur. Harroni se sa shumë është bërë në çdo drejtim dhe gjërat kanë ndryshuar.

Një e shkuar shumë e afërt shumë kujt i ngjanë një histori e largët edhe pse ishte vetëm 7 vite më parë koha kur të gjithë ju për të marrë një copë letër çfarëdo qoftë duhet të rrinte në radhë. Kujtohuni se sa në shumë radha iu është dashur të qëndroni, që nga nxënësit e maturës tek pensionistët në moshën më të thyer për të marrë një vërtetim pensioni. Sa shumë radha keni bërë për çdo copë letër. Dhe sa shpesh iu është dashur të ballafaqoheni me fytyrën indiferente, fyese dhe poshtëruese “Ik, hajde nesër, ik, ik, kthehu”.

Dhe në sa shumë raste ju është dashur të paguheni për të kaluar radhën dhe për të gjetur një rrugë më të shkurtër që ajo copë letër të ju vijë në dorë. Ju kujtohet që mirë dritat i vinin sipas humoreve të perëndisë dhe natyrës. Edhe kur duhet të paguajnë ato faturat afrofe, duhet të rrinit në radhë, në rrugë, në shi, në diell për të paguar. A ju kujtohet se në sa shumë raste, ata që kanë pasur nevojën për të marrë dokumente ju është dashur të kërkoni një mik, një emër, një mbiemër për të ju ardhur në dorë ajo e shkretë copë letër. Këto ishin sportelet tuaja, ky ishtye shteti deri përpara 7 vitesh.

Kjo ishte ajo që ndodhi pas sporteleve të zymtë ku një dorë zgjatej e tërhiqej për të marrë sa dhjetëra dokumente që ju vetë duhet të grumbullonit për një vërtetim të vetëm dhe sa shpesh ajo dorë që merrte dosjen tuaj zgjatej drejt jush me një zë krejt indiferent që thoshte ik plotësoje. Po sot? Natyrisht ka edhe sot jo pak njerëz që duan të shkojnë në sportele, por kush nuk do të shkojë në sportel, nuk ka nevojë të shkojë sepse janë 1207 shërbime nga 3 a 4 që ishin deri para 7 vitesh, ose e thënë ndryshe 95% e shërbimeve, në xhepin tuaj, në iphonen tuaj ose kompjuterin e shtëpisë tuaj. Kjo përveç të tjerave ka lidhje edhe me korrupsionin.

Me ato fjalë që janë bërë makthi i shoqërisë sonë. Nëse shohim se sa shumë prej jush janë spostuar nga sportelet te ndërveprimet me shtetin, llogaritja është shumë e thjeshtë. Po aq ka rënë edhe korrupsioni. Sot është tkurrur masivisht së paku në atë nivel ku ishte masivisht raporti qytetar-shtet. 1% ishin shërbime online deri para 7 vitesh. Kur ne kemi filluar revolucionin digjital kemi numëruar gjithsej 51 mijë aplikime për shërbime të pamarra të asaj kohe.

Janë 7.7 mln aplikime të bëra në vitin 2020 me përgjigje të marrë. 50 mijë shqiptarë ishin të regjistruar, sot janë 1 000 087 shqiptarë. Deri në 2013 numri total i transaksioneve ishin 680 000, sot janë 145 000 000. Që mund të shtohen dhe do të shtohen sa më shumë të rritet pjesëmarrja dhe sa më pak njerëzit në vend që të ankohen për vonesën të përdorin platformën. Është shumë e thjeshtë. Dhe më e rëndësishme për një shumë të madhe dokumentesh që shteti lëshon duhej një numër dokumentesh të tjerë për të bërë aplikimin. Revolucioni nuk mund të bëhej pa e çuar tepsinë për skrap.

Vazhdon dhe do e transformojë këtë vend në një vend ku shteti është në xhepin e qytetarit për të marrë nga telefoni kërkesën për ta kthyer në një dokument të plotësuar. Për qytetarin dhe biznesin për të voglin dhe të madhin, të riun dhe të moshuarin. Shqipëria lider në qeverisjen digjitale në rajonin tonë ndërkohë që ishte bishti i kavallit deri 7 vite më parë”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.