Kryesore

Rama: Unë një timon makine kam që ma dhatë në 2017-ën dhe e dua prapë

11:26 - 19.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama, teksa po diskutonte për lehtësirat që do të ofrohen për shërbimet e bizneseve dhe qytetarëve, në çështjet që kanë lidhje me institucionet shtetërore, foli dhe për “timonin”, një nga elementët më të rëndësishëm të fushatës së tij në 2017-ën.




Rama u shpreh se ka vetëm një timon që e ka marrë në zgjedhjet e shkuara që e kërkon prapë pasi do ta kthejë Shqipërinë në të ardhmen për djalin e tij të vogël.

“Nuk flas me emrin tuaj, sepse unë s’e ngas makinën, unë një timon kam që ma dhatë në 2017-ën e nuk e dua për veten, por për ju, sepse dua që biri im ai i vogli të rritet këtu dhe ta lë shtëpinë sepse ka dëshirë të iki në një vend tjetër, e jo se nuk i mban shtëpia e tyre. Sa keni hequr për lejet e qarkullimit, të gjithë ndërveprimet, siç bëhet sot, revolucion. Po kush i bëri, Bill Gates? Se disa e thonë i solli koha, por pse nuk erdhi më herët. Nuk e kishim dëgjuar Shqipërinë digjitale, janë po ata që duan sot t’i rikthehen”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.