BLUETOOTH

Shtatzania nxiton planet e Fjolla Morinës. Prapaskenat e dasmës në Maldives nga arrati

12:08 - 20.03.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Fjolla Morina edhe pse është prej 2 muajsh në kërkim nga policia, nuk është penguar për të udhëtuar drejt ishujve Maldives së bashku me partnerin e saj Fisnik Syla. Ditën e enjte këngëtarja zbuloi me anë të postimeve në “Instagram” se partneri i ka bërë një super propozim për martesë dhe sigurisht ajo menjëherë ka pranuar. Mirëpo, Fjolla veshi edhe fustanin e bardhë të nusërisë në Maldive, duke kurorëzuar kështu me martesë dashurinë e tyre. “Revista Ëho” ka publikuar fotot nga dasma magjike e Fjollës, e cila duket se është në qiellin e shtatë nga lumturia. Pavarësisht problemeve me drejtësinë, Morina ka gjetur sërish mundësinë për të zyrtarizuar dashurinë e saj me Fisnik Sylën. Dyshja e njohur janë martuar, ndërkohë që Fjolla ka qenë në kërkim nga policia.




 

Ka qenë Fjolla ajo që ka ndarë momentet e bukura në ‘instagram’, ku nuk mungojnë puthjet e premtimet. Dasma e nxituar vjen kur këngëtarja seksi është shtatzanë. Shkak janë bërë fotot e saj, ku është vënë re se barku i këngëtares është më i rrumbullakosur se zakonisht. E mesa duket, këto thashetheme i ka konfirmuar së fundmi vet Fisniku. Ai ka publikuar së fundmi një video teksa po udhëton në avion me Fjollën.

Në një moment, ai kap në video Fjollën dhe menjëherë vihet re barku i saj i rrumbullakosur. Pasi Fisniku e thërret atë, Fjolla hap sytë dhe vendos duart mbi barkun e saj. Megjithatë menjëherë këngëtarja zgjodhi ti mohojë këto zëra, duke u shprehur se nuk është në pritje të ëmbël. Megjithatë ky bark dhe thashethemet e miqve, rrëfejnë se ishte pikërisht kjo shtatzani e dëshiruar që nxiti edhe dasmën e çiftit nga arratia. Kujtojmë se Fjolla Morina është e kërkuar në vendin tonë nga drejtësia, ku prej muajsh po qëndronte në arrest me burg në Kukës. Por krejt papritur ajo u zhduk nga banesa e saj dhe tashmë është në kërkim policor, megjithatë kjo nuk e ka ndaluar aspak të postojë pafund në rrjetet sociale dhe pse jo të organizojë dhe dasmën e saj.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.