Sociale

Besimtarët bektashinj festojnë Sulltan Novruzin, Baba Mondi: Pandemia s’na ka penguar të jemi shpirtërisht pranë njëri-tjetrit

12:02 - 22.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Besimtarët bektashinj në Shqipëri e mbarë botë festojnë sot Sulltan Novruzin. Në një mesazh nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, tha se data e sotme ka qenë dhe mbetet unikale.




Baba Mondi u shpreh se pavarësisht kufizimeve referuar pandemisë, kjo situatë nuk i ka penguar besimtarët të jenë shpirtërisht pranë njëri-tjetrit.

“Të nderuar motra dhe vëllezër, vëllezër bektashian kudo jeni në botë, paçi fat e lumturi. Sulltan Novruzi ka qenë dhe mbetet një datë unikale. T’i afrohemi mirësive dhe begative, duke bashkuar fatet tona njerëzore për fatin e kombit. Dita e sotme do të mbetet e shënuar në historinë botërore. Selia jonë e Shenjtë ju ka bërë ballë dallgëve të kohës.

Kemi lënë pas krahëve një histori rrëqethëse. Me gjithë dëshirën tonë, sot nuk mund të bashkohemi, për shkak se pandemia na ka kufizuar çdo ditë e më shumë. Por kjo situatë nuk na ka penguar të jemi shpirtërisht pranë njëri-tjetrit. Do i kalojmë këto ditë të vështirë për t’u bashkuar. Zoti na bekoftë të gjithëve. Amin!”, tha Baba Mondi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.