AKTUALITET

Deklaratat e Luljeta Bozos për diktaturën, Diaspora shqiptare dhe Federata Vatra letër 60 eurodeputetëve: Të tronditur nga relativizimi i komunizmit. Reagoni!

19:43 - 23.03.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Diaspora për Shqipërinë e Lirë dhe Federata Vatra ka reaguar, pas deklaratave të kandidates për deputete nga radhët e Partisë Socialiiste të Shqipërisë, Luljeta Bozo, në lidhje me sigurën e Enver Hoxhës dhe për periudhën e komunizmit në vendin tonë.




Pikërisht, Diaspora për Shqipërinë e Lirë i ka dërguar një shkresë 60 euro-deputetëve, duke u shprehur se janë të tronditur sesi një kandidate për deputete relativizon periudhën e monizmit.

Në reagim, Diaspora për Shqipërinë e Lirë vlerëson se komunizmi në Shqipëri ka qenë izolimi më barbar kulturor, shoqëror dhe njerëzor që i ka ndodhur Shtetit Shqiptar që nga krijimi i tij.

Shkresa e Diasporës për Shqipërinë e Lirë dërguar 60 euro-deputetëve:

diaspora3 diaspora2 diaspora0 diaspora1 diaspora4
<
>

Diaspora për Shqipërinë e Lirë, së bashku me Qëndresa Qytetare dhe Pan Albanian Federation of America Vatra (the Hearth) DC Chapter të tronditur nga relativizmi i komunizmit nga znj. Bozo, iu drejtuan dje me shkresë mbi 60 eurodeputetëve të European Parliament dhe institucioneve të tjera të Bashkimit Europian, duke u bërë thirrje të shprehen në mënyrë kritike ndaj partive politike në Shqipëri, kandidatët e të cilave normalizojnë ndikimin shkatërrimtar dhe krimet e regjimit totalitar komunist në vend.

Izolimi më barbar kulturor, shoqëror dhe njerëzor që i ka ndodhur Shtetit Shqiptar që nga krijimi i tij, promovimi si arritje i vjedhjes së pronës private duke shkaktuar kollapsin më të madh ekonomik, por dhe anashkalimi i shkatërrimit shpirtëror me zhdukjen e insitucioneve historike dhe atyre të kultit, nuk mund të kalojnë lehtë dhe të relativizohen.

#asnjëemirëngakomunizmi

#asnjëjustifikimpërkrimet

#sistemivarfëruesivendit

#dënokrimetekomunimit

#kundërriciliklimittëfigurave

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Me thuaj me ke ri, te te them se kush je, E. Rama, nipi i Spiro Kolekes, e kishte porosi nga ky kriminel, qe nuk la gje pa bere per te burgosur dhe internuar intelektualet e vertete, sepse nuk I arinte dot, sajoi dhe trilloi fakte te cuditeshme per te gjithe kundershtaret e tij te besimit tek Zoti, sikur ky besonte shume, te tillet jane te mallkuar dhe te denuar nga Zoti, theniet kuranore dhe biblore, nuk predikojne urrejtje dhe hasmeri, keto vese jane ne kundershtim dhe me kulturen e njerezimit, prandaj kryeministri u martua me femra te besimeve te ndryshme, mer njeren, ler tjetren, me ne fund mezi gjeti rehat, te shohim deri ne fund. Shoqeria Vatra, me ne krye te nderuarin dhe te respektuarin, mikun dhe bashkejetuesin me familjen e nenes time, ne rrugen e Durresit, ne ato vite te veshtira per ta, te cilet moren rruget e mergimit nga Cameria me lloj lloj mjetesh, dyke lene pas pasurite e tyre ne vlera shume te medha, gjyshet me femije te vegjel dhe ne moshe rinore, pa burrat e tyre, qe ne ato pak ore, u vrane nga banda e N. Zerves, krimineli me i madh qe ka pare historia e atij vendi, pervec, burrave, lane djemte ne moshe 16 vjec, familja e babait la vellane e madh,I cili do bente ceremonine martesore per dy muaj, pa numeruar shume e shume te tjere, gjyshin tjeter, burrin e tezes, etc.,prandaj dhe Zoti Ahmet ka shume te drejte qe ben nje shkrim per te sjelle ne memorien e popullit shqiptar se cfare kujton Z. L. Bozo, nje qeveri kriminale, qe ne vend qe te bashkonte te gjithe njerezit, pa dallim krahine, gjuhe dhe besimi, ai dhe gangsteret e tij, mbollen urrejtje, vecim, mos respektim te te drejtave te njeriut, ndau ne menyre politike, por asnjehere ne menyre shpirterore popullsine Came me ata te besimit orthodoks, apo katolik, njerezit e mi kane jetuar dhe punuar te gjithe bashke, ne nje apartament, ne nje banje, cdo gje qe gatuanin, e ndanin bashke, femijet nuk ushqeheshin asnjehere me mendimin se ishin te fese tjeter, se dhe festat i festonin bashkarisht, nje harmoni e njejte me ate qe kishin dhe ne Greqi, qe sot nuk po behet asgje per marjen ose kthimin e kesaj popullsie ne shtepite e tyre. Prandaj z. Bozo te mos e kujtoje me ate regjim, sepse shumica ka vuajtur nga injorantet qe nuk dinin te shkruanin as emrin e tyre, prandaj dhe shumica e intelekrualeve dhe popullit puntor u larguan per te mos u kthyer me. Me SHOQATEN VATRA jemi si nje shtepi e vetme, me respect dhe dashuri, gjithe stafit, vecanerisht Z. Ahmet Xhafo, Vera, zemra ime, nene Hatixhe, ju puth fort, qofshit mire.

    Përgjigju &amp;darr;