AKTUALITET

Luljeta Bozo dhe Najada Çomo kandidate të PS, Flamur Noka: Rama vuri në listë një enveriste dhe një përfaqësuese të korrupsionit. Tire-shëndetësia…

19:56 - 23.03.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti i PD-së Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Front line” në “News 24” nga gazetarja Marsela Karapanço, deklaroi se Rama ka vënë në listën e kandidateve për deputet edhe një enveriste e një përfaqësuese të korrupsionit, duke nënkuptuar Luljeta Bozon dhe Najada Çomon.




Noka theksoi se Rilindja nuk mund ta kuptojë dot veten pa krim e korrupsion.

Gjithë historia e pandemisë është menaxhuar në mënyrën më të keqe nga qeveria. E gjithë çështja është keqpërdorur politikisht. Çështja e vaksinave është përdorur më rëndë në vend. I vetmi vend ku del kryeministri, për të pritur në aeroport 10, 20 apo 30 vaksina është Shqipëria. Kryeministri ka menaxhuar në mënyrë skandaloze pandeminë. Çdo shqiptar që është përballur me shëndetësinë, ka parë se Tirja ka qenë simboli i korrupsionit.

Luljeta Bozo është përfaqësuese e sistemit enverist. Rama me një enveriste dhe përfaqësuese të korrupsionit, kjo është Rilindja. Kjo sepse Rilindja nuk e kupton dot veten pa krim dhe korrupsion. Tirja-shëndetësia është një sistem i korruptuar shëndetësor skandaloz, që e ofron Rilindja. Komiteti Teknik në fakt është totalisht politik, i partisë”, u shpreh Noka.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.