Kryesore

Studimi i mjekut të QSUT: Covid-19 godet edhe veshkat, kush janë më të rrezikuarit dhe kujdesi që duhet të tregojnë

10:15 - 23.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Erjon Skëndaj




Sars Cov 2, virusi më vrastar i 100 viteve të fundit, nuk godet vetëm mushkërinë siç është krijuar ideja në popullatën e gjerë. Studimet e kryera gjatë vitit të parë pandemik dhe në vijim dëshmojnë se virusi godet me të njëjtën forcë si mushkërinë, veshkën apo trurin.

Doktor Ahmet Duraku, mjek nefrolog në Spitalin Universitar Nënë Tereza, është autor i një studimi që dëshmon ndikimin e Covid-19 mbi organin e veshkës, gjatë dhe pas infektimit, ku më të rrezikuar janë të sëmurët kronikë.

Studimi i Dr. Durakut dëshmon se prekja akute e shkaktuar nga Covid-19 ka provokuar një mortalitet të lartë te personat që nuk kanë vuajtur më herët nga aparati urinar. Gjithsesi, mjeku thotë se të dhënat e studimit të tij përkojnë me vlerat e analizuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Por a rikuperohet dëmi në veshka i shkaktuar nga virusi, kur është fjala për rastet akute?

Mjeku apelon që në asnjë rast qytetarët e prekur nga virusi Sars Cov 2 nuk duhet të vetëkurohen në shtëpi pa u konsultuar me një mjek specialist të fushës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.