Kronikë

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 51-vjeçari nga Shkodra

11:54 - 24.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e uniformave blu,  pasi u kap duke transportuar gjashtë persona nga vendet e treta në drejtim të kufirit të Malit të Zi.




Shtetasi me iniciale E.A., 51 vjeç u arrestua në aksin rrugorë Shkodër-Hani i Hotit, në vendin e quajtur “Rotondo e Koplikut”.

Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se është ndaluar edhe 49-vjeçari K.,P  i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Njoftimi i policisë:

U kap duke transportuar disa shtetas nga vendet e treta, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalimit të paligjshëm të kufirit”.

Ndalohet dhe një shtetas i shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. A., 51 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas është kapur nga Policia, në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit, në vendin e quajtur “Rotondo e Koplikut”, duke transportuar në drejtim të kufirit me Malin e Zi, me mjetin tip “Volksëagen”, 6 shtetas nga vendet e treta, që kishin si destinacion final vendet e BE-së.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, është kapur dhe ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim K. P. 49 vjeç, banues në Laç.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin e datës 25.05.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.