Kryesore

Formacioni zyrtar/ Shqipëri “italiane” ndaj Andorrës, dyshja Cikalleshi-Manaj për sulmin

19:57 - 25.03.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria nis sot aventurën për në “Katar “2022” në 20:45, duke sfiduar Andorrën. Edi Reja, në konferencën e djeshme, mohoi eksperimentet dhe tha se do të hedhë në fushë lojtarët te të cilët ka më shumë besim se kanë mentalitetin e duhur për një ndeshje si kjo. Dhe kështu ndodhi!




Trajneri i besoi modulit tradicional 3-5-2, duke konfirmuar formacionin e publikuar nga “Panorama Sport”. Që nis me kapitenin Etrit Berisha në kuadrat. Mbrojtja do të formohet nga Ismajli, Gjimshiti dhe Kumbulla të mbështetur nga Lenjani dhe Hysaj nga krahët, teksa Gjasula, Bare dhe Memushaj do të formojnë treshen e mesit të fushës. Sulmi përbëhet nga dyshja Cikalleshi-Manaj.

FORMACIONET ZYRTARE: 

ANDORRË: Gomes; Llovera, Vales, San Nikolas, Rubio; Martinez, Rebes, Vieira, Cervos; Alaez, Fernandez. Trajner: Koldo Alvarez

SHQIPËRI: Berisha; Gjimshiti, Kumbulla, Ismalji, Lenjani, Hysaj; Gjasula, Bare, Memushaj; Cikalleshi, Manaj. Trajner: Edi Reja

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.