Kryesore

E mitura përdhunohet nga burri i hallës, nëna: Duam drejtësi!

11:03 - 27.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ervisa Lula, autore e emisionit “Jeta pa filtër” ka intervistuar nga afër nënën e një vajze të përdhunuar ende pa mbushur 14 vjeç. E bija është abuzuar nga burri i hallës, ndërsa çështja endet ende gjykatave. Ajo në gjendje të rëndë depresioni detyrohet të largohet nga Shqipëria, e pashpresë për të jetuar e qetë në shtëpinë e saj, me familjen. Nëna kujton ditën kur kishte ndodhur ngjarja.




“Erdhi dhe kërkoi të lahej. I thashë se pse ishte bërë aq pis. U la dhe pastaj më tregoi…”-kështu thotë ajo, ndërsa e ka të vështirë të shprehet për gjithë brengën që ua ka mbytur shpirtin. Kunata e saj, halla e vajzës nuk e ka mbështetur mbesën. E intervistuar për rastet e përdhunimeve, aktivistja Nertila Haxhia, e konsideron këtë akt, një traum. Ajo ngre shqetësimin se mungon edukimi seksual, gjë që do u jepte informacion të miturve për të mbrojtur trupin e tyre me dinjitet.

Avokati, Saimir Vishaj interpreton ligjin dhe dënimin që pret çdo përdhunues, duke na sjellë në vëmendje edhe projektligjin më të ri i cili ka për qëllim identifikimin dhe vëzhgimin e gjithë abuzueve, për t’i mbajtur nën kontroll e për ta patur më të lehtë të ruhemi. Mimoza Keta, mjeke gjinekologe, shpjegon se çfarë i ndodh trupit të një personi të përdhunuar, madje kujton plot raste kur pacietet e saj e kanë të vështirë të rindërtojnë një lidhje e një raport të shëndetshëm seksual.

Sakaq nëna e vajzës, tashmë 19 vjeç thotë se e bija ende nuk ka mundur të ketë një partner në krah, pas një ngjarje që ka shënjuar një dhimbje të madhe tek ajo. Ajo thotë se vajza pas ngjarjes nuk kishte më mundësi të ndiqte shkollën, duke e braktisur atë në vitin e dytë të gjimnazit apo të gjente një punë për të siguruar jetesën. Në thirrjet e specialistëve, Visha, Keta e Haxhia theksohet nevoja e drejtimit tek specialistët dhe rritja e ndërgjegjes qytetare për të mos patur drama të tilla që lenë gjurmë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.