Kryesore

Elvisi bën deklaratën e fortë: Gjysma e konkurrentëve janë të lidhur jashtë

19:41 - 27.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Elvisi ka qenë një nga konkurrentët më të përfolur të “Për’puthen”, pas daljes nga emisioni.




Në një intervistë për “Express Rozë” së fundmi, ish-konkurrenti ka folur gjatë për eksperiencën e tij në spektakël.

Elvisi tha se pas daljes nga emisioni ka shkëputur çdo kontakt me Arjanin dhe Antonelën, që në një farë mënyre u bënë shkak për largimin e tij.

Ai bëri dhe një deklaratë të fortë, duke u shprehur se gjysma e pjesëmarrësve në “Për’puthen” janë të martuar. Ai nuk preferoi të jepte emra, duke ngritur shumë dyshime tek ndjekësit e programit.

“Duke përfolur të tjerët do kisha shkuar 300 mijë ndjekës në Instagram jo 200 sa kam tani. Aty janë gjysma të lidhur e të martuar jashtë, por se kush se qysh se tek unë nuk paguhem për të nxjerr informacione, nuk jam inteligjenca e shtetit. Nuk më takon mua, nëse dikush do ta nxjerr që është i martuar ta nxjerr vetë, unë nuk fitoj gjë. Kush ka hyrë për lojë le ta vazhdojë.

Aty dallohen të gjithë. Dikush që është single dhe që ka hyrë për një njohje të re dallohet se i përkushtohet takimit, personit. Aty gjysma dalin në takim puthen, përqafohen, deklarohen, bëjnë poezi për njëri-tjetrin edhe kur dalin aty në studio as nuk i flasin njëri-tjetrit. Kjo do të thotë që ke një person tjetër në mendje dhe atë je thjesht duke e përdorur për të bërë takime”, u shpreh Elvisi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.