Kryesore

Rezart Veleshnja shpërthen kundër Altin Bashës: Mos vidh punën tonë, ke ikur dhe nga Topi e s’ke lek të përballosh gjyqet

19:10 - 01.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Altin Basha vendosi të linte spektaklin “Portokalli” për të nisur rrugëtimin në “Abc News” me një emision të ngjashëm si ai në “Top Channel”. “Kosherja” quhet programi i ri që drejtohet nga Basha.




Mirëpo, duket se emisioni i ri ka krijuar pakënaqësi tek aktori Rezart Veleshnja. Me anë të një postimi në “Instastory”, ai ka akuzuar Bashën për kopjim dhe vjedhje idesh nga aktorë të “Portokallisë”.

“Shumë nga njerëzit e panë emisionin tënd për të parë aftësitë tuaja se si do të ishte, gjë që i zhgënjeve totalisht. E panë dhe se deri ku do të arrinte kopjimi jot, i asaj që e kemi bërë ne dhe jo se panë një emision të krijuar nga hiçi. Një hiç, pra aftësitë dolën në pah? Të lutem me shpirt po e shkruaj këtë si një letër e babagjyshit e vitit të ri mos vidh për këtë vit se do zhgënjesh akoma më shumë dhe do të heqin fare! Megjithëse ti gjithmonë gjen vend.

Ike nga shtëpia e Top Channel, shkove ja more shtëpinë Kiço Londos, kështu që mos vidh punën tonë! Për shembull me numrin me pasqyrën me Ramën e ka luajtur Flor Binaj, para tre vjetësh, teksti dhe ideja e Florjan Binajt. Se ke ikur dhe nga Topi e s’ke lek të përballosh dhe gjyqet. P.S meqenëse e ikur te TV KLAN (që çfarë nuk ke vjell për Frangajn), ke të fala nga Sandri”, shkruan Rezarti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.