BLUETOOTH

Trejsi Sejdini provokon me format seksi. Ish-missi i rikthehet modelingut pas historisë me ‘bad-boy’

17:00 - 03.04.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trejsi Sejdini qëkur është kthyer nga SHBA duket se të vetmin burim ekonomik ka fushatat promocionale. Ish-missi njihej si një nga femrat më tërheqëse në vendin tonë, por edhe për jetën e luksit që bënte. Ajo dhe partneri saj, Leonard Duka shiheshin shpesh duke shijuar pushime në vende tropikale, por edhe duke shijuar jetën e tyre në Tiranë. Makina luksoze, veshje firmato, dreka e darka në vende të shtrenjta ishin vetëm një copëz e jetës së mrekullueshme që 20-vjeçarja kishte. Por duket se pas problemeve me drejtësinë që pati partneri saj, Trejsi vendosi të largohej në SHBA ku do të provonte edhe famën ndërkombëtare. Megjithatë jo gjithçka i shkoi sipas parashikimeve dhe ajo u rikthye edhe njëherë në Tiranë, vetëm se këtë herë pa mbështetjen që ishte mësuar të kishte.




asdaff asdadadaa asddaaa asdasdad 1455
<
>

Që atëherë bukuroshen e kemi parë të angazhohet në sete fotografike, ku paguhet si modele. E fundit ka qenë vetëm pak ditë më parë, ku Trejsi ka pozuar me bikini nga bregdeti. Pas postimeve në një jaht, ajo ka provokuar nga bregu i detit, ku ka zbuluar edhe njëherë format e saj bombastike. Duket se kjo ka qenë një periudhë e ngarkuar për Trejsin, pasi ajo ka realizuar një tjetër set me fustane nusërie. Por edhe këtu, nuk kishte sesi të mungonte një provokim, ku mbi trupin e zhveshur ka vendosur fustanin e bardhë. Mesa duket 20-vjeçarja i është rikthyer përsëri profesionit të saj, duke ritentuar të pasurohet, këtë herë nga para që do paguhet si modele.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.