Kryesore

Flet për herë të parë për kandidimin si deputet në zgjedhjet e 25 prillit, ish kapiteni Tiranës, Gentjan Muça: Politika nuk njeh “Fair-Play”

10:10 - 04.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Flet për herë të parë për kandidimin si deputet në




Ai është një nga emrat më të dashur të futbollit shqiptar, veçanërisht një nga emrat më të dashur për tifozat e ekipit të Tiranës. Gentjan Muça, ish kapiteni i Tiranës foli në “Fit Station” në News24 për futbollin, familjen dhe për herë të parë rrëfeu për kandidimin si deputet me Partinë Demokratike.

Muça është i 26-të në listën e PD për qarkun e Tiranës dhe për këtë angazhimin politik ai zbuloi për moderatoren Çenkuela  Hasa se si filloj çdo gjë.

“Nisi nga një propozim nga banorët e lagjes, nga ai propozim dhe deri ku jemi tani kaluan disa faza të cilat erdhën natyrshëm. Kalimi i raundeve të mëparshme të votimeve deri në kandidimin për deputet ku jemi sot u prit me entuziazëm nga ata që më kishin propozuar. Tani jemi përballë një fakti dhe një pune shumë të madhe. Miqtë dhe të afërmit në fillim u befasuan pasi unë vazhdoj të jem I angazhuar në sport, jam nga një fushë tjetër. Ata kanë pritshmëritë e tyre dhe presin si do të jetë fundi i kësaj historie, por ju kam thënë që do ju befasoj.

Me probematikat që po kalojmë kohët e fundit ka ardhur momenti që politika të ketë në gjirin e saj njerëz normal, duke qenë se jam nga fusha e sportit mund të përcjell frymën e bashkëpunimit dhe po ashtu “Fair-Play” që nuk njihet në politikë- u shpreh ish kapiteni Tiranës”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.