Kryesore

Pas filmave dhe serialeve, tashmë edhe një muzikal për Princeshë Dianën, ja çfarë do të zbulojë

19:00 - 04.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Realizimi, që me siguri është herë e parë në botën e teatrit muzikor, muzikali i ri për Dianën, Princesha e Uellsit, do të shfaqet fillimisht në një shërbim transmetimi, përpara se të hapet zyrtarisht në skenë.




Muzikali, që ndjek Dianën nga një nuse e re përmes martesës së saj me Princin Charles, ishte në shfaqjet paraprake, kur teatrot e Nju Jorkut u mbyllën vitin e kaluar.

Muzika e tij është shkruar nga instrumentisti i grupit Bon Jovi, David Bryan.Diana luhet nga aktorja britanike Jeanna de Waal, e cila e ka përshkruar muzikalin si “historia e arritjes së moshës madhore” për një grua “që gjen fuqinë e saj”.

“Diana: The Musical” do të jetë në dispozicion në Netflix më 1 tetor, më shumë se dy muaj para hapjes së tij të planifikuar në Broadëay më 16 dhjetor.

Netflix duket si shtëpi ideale për “Diana: The Musical”, duke qenë se gjiganti i streaming është gjithashtu producent i serialit dramatik mbretëror “The Crown”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.