Kryesore

Kandidatja për deputete e PS-së ndryshon look, nuk do ta njihni

22:01 - 05.04.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Befason me look-un kandidatja për deputete e PS-së, Najada Çomo. Mjekja e njohur e Infektivit, na ka befasuar pak para zgjedhjeve të 25 prillit.




Siç ishim mësuar ta shihnim, Çomo preferonte që t’i mbante flokët ngjyrë të ndezur, ndërsa mbrëmjen e sotme ajo është shfaqur me një pamje të re.

E ftuar në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’ në tv klan, Çomo shfaqet shumë ndryshe, me flokë të lyera ngjyrë kafe. Mjekja kishte ndryshuar aq shumë, sa që edhe fëmijët e spektaklit nuk e njohën.

PJESË NGA BISEDA NË EMISION
Noemy:
 Ku do vijë doktoreshë Najada?
Alketa Vejsiu: Doktoreshë Najada ja ku është zemër…
Noemy: Jo-jo-jo nuk është doktoreshë Najada, se është me flokë të kuqe, sepse unë vetë e pashë dje tek provat.
Alketa Vejsiu: Ti ke shumë të drejtë, por gratë i lyejnë flokët vazhdimisht dhe doktoreshë Najada i ka bërë flokët me një ngjyrë tjetër, ngjyrë lajthie…
Najada Çomo: Ishim dje në prova bashkë ne… Sa mbaruam provat, erdhi anija fluturuese për të shkuar tek ishulli i Piter Pan. Shkova, frynte një erë e madhe dhe para pak kohësh më solli anije fluturuese direkte këtu dhe unë nuk e di akoma si jam bërë. Ju mendoni se kam ndryshuar? Se mos nuk më pranojnë dhe aty të spitali kur të shkoj.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.