Kryesore

The Weeknd dhuron shumën e majme për të luftuar urinë

14:54 - 05.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

The Weeknd ka dhuruar 1 milion dollarë për të ndihmuar në luftën kundër urisë në Etiopi.




Lajmin e bëri me dije vetë artisti kanadez përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se ndihet zemërthyer për atë që po ndodh në kombin afrikan, mes konfliktit të vazhdueshëm midis qeverisë në Addis Ababa dhe rajonin Tigray.

Konflikti ka rezultuar në vdekjen e mijëra dhe zhvendosjen e më shumë se dy milion njerëzve.

“Unë do të dhuroj 1 milion dollarë për të siguruar 2 milion vakte përmes Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara dhe për të inkurajuar ata që mund të japin.”, është shprehur këngëtari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.