Autoritetet shëndetësore në Greqi konfirmuan 4,309 raste të reja me Covid-19, ndërsa 79 persona humbën betejën me virusin. 1,883 raste u zbuluan në Atikë, nga të cilat 486 në qendër të Athinës, 296 në Pire dhe 269 në Atikën Lindore.
Mes të tjerash mediat thonë se situata e COVID në Selanik është e pakontrollueshme ku 622 raste të reja.
Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 94 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 2,773 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur. Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 751.
Shfaq Komentet (0)