Kryesore

Skandali me zgjedhjet në KOKSH, përjashtohet FSHF dhe 22 Federata të tjera

16:16 - 08.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej javësh jemi mësuar të dëgjojmë përplasje të forta dhe akuza mes palëve politike për zgjedhjet në Shqipëri, por asgjë nuk i afrohet asaj që po ndodh në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar.




Prej kohësh në kaos total dhe beteja në gjykatë, ai që duhet të ishte institucioni më i lartë i sportit në vend po përgatit në mënyrë të dyshimtë Asamblen e Përgjithshme të 17 prillit, nga ku do të dalë presidenti i ri dhe trupa drejtuese e tij. Vendimi i fundit  le pa të drejtë vote, shumicën e federatave anëtare, disa prej tyre më të rëndësishmet dhe më të sukseshmet e sportit shqiptar.

Në dokumentin e hartuar nga Komisioni Verifikimit dhe Etikës, që nuk dihet se nga cilët persona përbëhet, por gjithsesi që për nga rëndësia duhet të ishte shumë zyrtar dhe në mënyrë protokollore duhej t’i dorëzohej anëtarëve të KOKSH bëhet e ditur se 23 Federata, për arsye të ndryshme, si mungesa e listës së aktiviteteve të vitit 2020, apo pagesës së kotës financiare të përvitshme nuk kanë të drejtë vote në Asamblenë e 17 prillit.

Mes tyre Federata e Futbollit, ajo e Mundjes, Atletikës dhe Peshëngritjes, me këto të fundit që vazhdojnë të sjellin medalje. Sipas listës mund të votojnë vetëm 18 federata, pra një numër më i vogël se ato të përjashtuara.

Po ashtu, për mungesë dokumentacioni janë lënë jashtë garës edhe një nga kandidatët për president dhe të tjerë kandidatë për postet e tjera drejtuese të KOKSH. Nga ky dokumuent zbulohet se Fidel Ylli, Martin Biba dhe Vojo Malo janë kandidatë për president ndërsa është jashtë gare për mungesë dokumentacioni është kandidati tjetër Artan Shytaj.

Të kontaktuar nga “Balkanweb”, federatat që iu është hequr e drejta e votës bëjnë të ditur se pretendimet e këtij komisioni nuk qëndrojnë, pasi vetëm pak kohë më parë ato morën pjesë në Asamblenë e Jashtëzakonshme të organizuar mbi të njëtin statut. Sipas tyre ky vendim minon zgjedhjet në KOKSH që parashikohen të mbahen më 17 prill.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.