Kryesore

​42 viktima dhe 1174 raste të reja me COVID në Maqedoni në 24 orët e fundit

20:55 - 09.04.21 Gazeta Shqiptare

Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit 117e kanë humbur 42 persona në Maqedoni të Veriut, 15 prej të cilëve vetëm në Shkup.



4 viktima janë regjistruar në Kumanovë, nga tre viktima janë regjistruar në Prilep, Strumicë dhe Koçan.

Nga 2 viktima janë regjistruar Manastir, Gostivar, Kavadar, Shtip dhe Ohër. Ndërsa nga një viktimë janë regjistruar në Tetovë, Veles, Kriva Pallankë dhe Vinicë.

Ndërkohë nga 4 598 teste të realizuara 1 174 persona kanë rezultuar pozitivë, prej të cilëve 430 vetëm në Shkup.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 811 persona të shëruar, ku gjysma prej të cilëve në kryeqytet. Rastet aktive për momentin në vend janë 22 485./Alsat

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.