Kryesore

Një Kampionat Europian pa Covid-19, UEFA ndryshon protokollin: Të gjithë me vaksina

14:15 - 11.04.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisini mjekësor i UEFA është duke punuar për protokollin e ri sanitar që do të mundësonte një Kampionat Europian të qetë dhe pa raste të Covid-19. Në këtë plan parashikohet vaksinimi I 600 futbollistëve (25 lojtarë për 24 skuadra) që do të grumbullohen nga kombëtaret për këtë turne. Po ashtu do të vaksinohen edhe të gjithë stafet teknikë dhe ata federalë.




Në këtë mënyrë, Euro 2020 do t’I shpëtonte plotësisht kurtheve të infektimeve. Kjo lëvizje e UEFA vjen pasi ndeshjet e marsit në eliminatoret e Botërorit 2022 treguan se rreziku është i madh dhe se protokollet e tanishme nuk mjaftojnë. Konfirmimi për këtë vjen nga rastet e shumta pozitive që u regjistruan në grumbullimet e përfaqësueseve në sfidat e marsit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.