AKTUALITET

Veliaj dhe Rama me të rinjtë te “Tumo Center”: 350 bursa për fëmijët në nevojë të apasionuar pas teknologjisë

12:25 - 11.04.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama patën mëngjesin e sotëm një takim me të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë në “Tumo Center”. Veliaj theksoi se të flasësh për teknologjinë do të thotë të flasësh për të ardhmen. Ai dha lajmin e mirë se janë dhënë mbi 350 bursa për fëmijët në nevojë, 12-18 vjeç, që do mund të ndjekin falas mësimet për teknologjinë në Tumo Center.

“Sapo kemi miratuar mbi 350 bursa për fëmijët në nevojë, nga 12 deri 18 vjeç. Janë bërë bashkë me qeverinë, Bashkinë dhe ADF-në edhe disa nga bankat e nivelit të dytë.

Ajo që u kemi thënë është: sa harxhoni para marketingu për billboarde, që kanë pak duk, sikur të investojmë në 350 djem dhe vajza, nga mosha 12-18 vjeç, të cilëve ua paguajmë sot kurset, por nesër ata do t’ju qepen nga pas për të bërë praktikën në bankat tuaja dhe potencialisht do të bëhen stafi juaj”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë shtoi se aktualisht “Tumo Center”, që ndodhet përkohësisht te “Air Albania” ka një kapacitet prej 500 nxënësish, te Piramida, e cila do të jetë vend i përhershëm i qendrës së teknologjisë, do kenë mundësi për të studiuar rreth 5 mijë nxënës të tjerë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.