Shëndet

Para apo pas mëngjesit? Dentistët tregojnë kur duhet t’i lani dhëmbët

09:08 - 12.04.21 gsh

Larja e dhëmbëve është thelbësore, por pak njerëz e dinë që ky proces mund të dëmtojë smaltin tuaj ose që vendosja e kapakut në furçë është një ide e keqe.



Një dilemë tjetër që të gjithë kemi është kur duhen larë dhëmbët; para se të hani mëngjes apo pas. Për fat të mirë dentistët e kanë zgjidhur këtë debat. Ata janë pro larjes së dhëmbëve para mëngjesit.

Kur flini, bakteret në gojën tuaj shumëfishohen. Po këto baktere janë përgjegjëse për pllakat dhe kjo është arsyeja pse ju gjithmonë zgjoheni me një shije të keqe dhe erë të keqe të gojës. Nëse lani dhëmbët menjëherë pas zgjimit, dhëmbët tuaj marrin një shtresë fluori para se të hani, diçka që ju ndihmon të shmangni bakteret nga marrja e ushqimit të mëngjesit që do të hani.

Nuk rekomandohet të lani dhëmbët tuaj për të paktën 30 minuta pasi sapo keni konsumuar diçka acide, si kafeja apo lëngu i portokallit. Larja e dhëmbëve pas konsumimit të ushqimit mund të ndikojë në smaltin e dhëmbëve.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.