Opinion-Komente

Yllir Dylgjeri: Ymer Aga kërkon mandatin e tretë!

16:16 - 12.04.21 gsh

Ymer Aga kërkon mandatin e tretë!



E keni parë Naltgjatësinë këto ditë nëpër takime?

Një raspsod i vërtetë. Si personazhi i Ymer Agës.

Me qillota nëpër kullota… Rëndë, shumë rëndë.

Flet, përrallis, tregon gojëdhëna, ec e ec e fut nga një spec, shan si pijanecët: ja fut si kau pelës – thotë në publik, të hajë atë që s’thuhet – thotë diku tjetër, do marrin Noc Rrokun ! –  thotë në veri, do e sjellim kaun për lopën e jo për ty – i thotë një fshatareje, e të tjera ynere si këto.

Asnjë fjalë për arsim, ekonomi, bujqësi, zejtari…

Hiç! Vetëm lëshon kakërdhi kudo. Si një obelisk i vjetër që si mban më as suvaja as shakaja Ymer Aga kërkon:

Duam Mandatin e tretë!

Po si e do o sportist i falimentuar, o skulptor i mbaruar, o burrë i shartuar? Ku? Për çfarë e do? Për të vjedhur? Për të gënjyer? Për të treguar histori të moçme shqiptare? Ke dalë demode Ymer. Je bërë si divanet

e 90′,  nuk të marrin edhe romët seriozisht më.

Prap: Dua Mandatin e tretë! Haaaaaaa!

Perse e do? O kriminel i fjalës, që spranon e mohon gjithshka..!

E do? Po mirë, po ta japim. Na thuaj sa të

ka vajtur borxhi i jashtëm ? Po i brëndshëm? Sa borxh tjetër ke për të paguar? Sa shqiptarë të janë larguar?

Na thuaj kush do e paguaj Bexhetin?

Ehhh, sa kusure ke ti, shpresoj se brezat e ardhshëm, në emrin tonë, do të sugjerojnë në pllaken tënde  mbishkrimin: “Këtu prehet një ide që solli te kundërtën e asaj që premtoi.”

Se fundi, çfare ke kurdisur me Erdoganin?

Se deri me tash e bëre vendin:

Kafe turke,

Telenovelat Turke

Filmat Turk

Avionët Turk

Aeroporti Turk

Kulla Turke

Doktorë Turq

Spital Turk

A ka më ?

Po. WC allaturka.

Dita po të afron.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.