Kosova

Daçiç: Arritja e kompromisit për Kosovën prioritet kryesor i Serbisë

21:45 - 13.04.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Kuvendi të Serbisë, Ivica Daçiç, tha sot se gjetja e një kompromisi për çështjen e Kosovës është prioriteti më i rëndësishëm shtetëror dhe nacional i Serbisë dhe theksoi se përfaqësuesit shtetëror të Serbisë e dinë se ata kanë një partner të sinqertë në Presidentin e SHBA-së Joseph Biden.




“Ne kishim një diplomaci të pandërprerë dhe shumë të gjallë [me SHBA], e cila arriti kulmin në fillim të shtatorit të vitit të kaluar me një takim midis Presidentit Vuçiç dhe pastaj Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, kur u arrit një marrëveshje e rëndësishme në lidhje me Kosovën, por edhe çështje të tjera të rëndësishme”, tha Daçiq në konferencën “Një vit më vonë: Marrëdhëniet serbo-amerikane përballë sfidave të COVID 19”.

Siç raporton REL, Daçiç ka thënë se ndryshimi i administratës amerikane dhe ardhja e Presidentit Biden, për Serbinë, nënkupton vetëm vazhdimin e punës së vazhdueshme dhe të partneritetit për gjetjen e një kompromisi për çështjen e Kosovës, si prioritetit më të rëndësishme shtetëror dhe nacional të Republikës së Serbisë, transmeton Telegrafi.

“Ne e dimë se kemi gjithashtu partner të sinqertë në presidentin Biden, Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tyre, dhe energjinë e tyre të mirë për të zgjidhur çështjen e Kosovës, si dhe çështje të tjera të rëndësishme me interes të përbashkët, përmes komunikimit të vazhdueshëm dhe besim të mirë”, tha Daçiq.

Procesi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë filloi në vitin 2011 në nivelin teknik, kurse në vitin 2012 filluan bisedimet në nivelin politik për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Në dhjetë vitet e fundit, Kosova dhe Serbia kanë arritur rreth 30 marrëveshje, shumë prej të cilave nuk janë zbatuar në terren.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.