Opinion-Komente

Përgjigje dhe sfidë e pa autorizuar nga unë për mundësin Bujar Leskaj drerjtuar të mundurit Edi Rama

10:39 - 14.04.21 Ndriçim Kulla

Nuk e prisja nga një kryeministër ish-sportistsi Rama që të më satirizonte për pasionin tim për ushtrimin e një  spori burrëror olimpik, siç është mundja klasike. Si lab kam në gjak pasionin për  mundjen klasike megjithëse lebërit të cilët e kanë ushtruar masivisht këtë sport, rrallë kanë ndjekur një karrierë sportive në të. Me sa duket ka pasur një efekt paradoksal fakti që mundja klasike ka qenë aq  e përhapur te lebërit sa në se thoshe se ishe bërë sportist dhe të pyesnin se me çfarë sporti merresh, kur thoshe se merreshe me mundje klasike të përgjigjeshin: “Po mundës je mi të gjithë ne!”



Dhe pastaj vinte ftesa për të provuar forcat në një ndeshje mundjeje. Burrat lebër e kanë zakon që të ndeshen në mundje klasike edhe kur mblidhen në dreka e darka pasi kanë ngriturdolli përnjëri-tjetrin.Ky duhet të jetë një zakon i lashtë sa vetë ky sport.Mundja si sport është një traditë e vjetër sa njerëzimi. Kjo edhe për arsye sepse mundja është një sport që nuk kërkon asnjë lloj mjeti veç duarve të atyre që ndeshen. Gjithashtu edhe sepse filozofia e mundjes është që ajo të jetë një lloj simulimi i dyluftimit me armë mes burrave. Në mundje matet jo vetëm fuqia bazë e e burrave, ajo fizike, por edhe forca e karakterit të tyre. Madje edhe kalitet karakteri i njeriut. Një ndeshje mundjeje është një test i personalitetit të njeriut, madje e kalit personalitetin e njeriut.

Libri më i vjetër i njerëzimit, “Eposi i Gilgameshit” na thotë se Gilgameshi ia zuri vendin Enkidut si mbret  pasi fitoi ndaj tij në një ndeshje mundjeje. Në Bibël, në Librin e Gjenezës tregohet se Patriarku Jakob bëri mundje me Zotin që iu paraqit si një engjëll. Edhe vetë Zoti e pëlqente mundjen. Zeusi ia zuri vendin të atit, Kronosit, si kryezoti i Olimpit, pasi fitoi me të në një ndeshje mundjeje. Një nga ngjarjet e jetës së Muhamedit, si studiues i jetës të së cilit na hiqet zoti Rama, na tregon se Muhamedi e pëlqente mundjen dhe bënte ndeshje mundjeje. Në moshën 50 vjeç, Muhamedi u sfidua në një ndeshje mundjeje nga një banor i Mekës, i quajtur Ruhan, i cili njihej si një burrë i fuqishëm dhe mundës i njohur. Ky Ruhani nuk e donte Muhamedin dhe donte ta poshtëronte në njëfarë mënyre. Muhamedi e mundi duke e hedhur në tuç. Ruhani i kërkoi një ndeshje të dytë dhe Muhamedi përsëri e hodhi në tuç. Ruhani i kërkoi një ndeshje të tretë dhe Muhamedi përsëri e hodhi në tuç.

“Askush nuk më ka mundur mua deri më sot”, tha Ruhani.

Djalli nuk del që ta pëlqente dhe për këtë arsye me sa duket nuk i pëlqen zotit Rama sepse ai është i linjës së Djallit, jo asaj të Zotit. Kuptohet që Djalli nuk e pëlqen mundjen si sport sepse mundja është një sport i ndershëm, ndërsa Djalli pëlqen hilet, gënjeshtrat. Krishti nuk del që të ketë bërë ndeshje mundjeje dhe kjo kuptohet se ai kishte një karakter tërësisht paqësor dhe nuk pranonte as simulimin e dyluftimit, çfarë është mundja. Por Krishti nuk foli kundër mundjes, ashtu siç foli kundër fajdesë, p.sh.

Historia e njerëzimit na thotë se mundja e quajtur klasike është një sport që i ka bashkuar njerëzit e të gjitha feve, duke përfshirë edhe paganët. Homeri na tregon te “Iliada” se heronjtë në Luftën e Trojës bënin ndeshje mundjeje mes tyre. Marin Barleti na tregon se Skënderbeu që në rini ushtrohej në ndeshjeje mundjeje, madje në librin e tij është një gravurë e famshme që e tregon Heroin Kombëtar në një ndeshje të tillë.

Nuk e kuptoj se përse kryeministri ynë e quan të turpshme për një burrë që të ndeshet në mundje klasike kur është në një festë me disa miq dhe jo një person që tash është dhe kryeministër  del me allate jashtë. Platoni, filozofi i madh i Lashtësisë ka shkruar për mundjen si një sport i vlefshëm për edukimin e njeriut. Filozofi dhe perandori i iluminuar romak Mark Aureli, një i apasionuar pas mundjes, ka thënë: “Arti i të jetuarit është më shumë si mundja se si vallzimi.”

Shumë pak njerëz e dijnë se e famshmja D Day, pra dita e zbarkimit të forcave aleate anglo-amerikane në Francë, në 6 qershor 1944 duhej të shtyhej edhe me një ditë që të përmirësohej moti në kanalin që ndaj Britaninë nga Franca. Por Churchilli, kryeministri britanik, një njohës i mirë i historisë kundërshtoi sepse 7 qershori ishte një ditë që u kujtonte britanikëve diçka që cënonte krenarinë e tyre dhe për më tepër kjo gjë kishte ndodhur në Francë, ku tani do të kryhej zbarkimi më i madh detar në histori.

Në7 qershor 1520 ishte bërë një nga ndeshjet më të famshme të mundjes në historinë e njerëzimit ku u ndeshën mbretërit e dy shteteve të mëdha europiane. Mbreti Fransua I i Francës u ndesh me Mbretin Henri VIII i Anglisë dhe fitoi francezi. Për të keqen e vet, pasi disa vite më vonë Fransua I kur nuk pati ndihmën e anglezit të mërzitur në luftën me perandorin Karli V. Por Fransua I, me karakterin e formuar si ushtrues i sportit të mundjes tha fjalët që kanë mbetur të famshme: “I humbëm të gjitha përveç nderit!”Me siguri ka ndikuar humbja në këtë ndeshje mundjeje e Mbretit Henri VIII që më vonë Dhoma l e Lordëve në Londër mori si këshilltar për edukimin një mundës të famshëm europian.

Historia e SHBA na tregon se një nga sportet kryesore që nisën të ushtrojnë emigrantët europianë që shkuan në Amerikë ishte pikërisht mundja. Madje ata u habitën që edhe te indigjenët vendas ky sport ishte shumë i përhapur.Këtë gjë e kam lexuar në librin e autorit amerikan Frank Salamone “The Native American Identity in Sports” (botimi “Rowman &Littlefield”, 2013)

Ish-kongresmeni amerikan James Leach ka thënë: “Asnjë sport që unë njoh nuk është më i përshtatshëm se mundja që njëkohësisht  të krijojë  te  njeriu si vetëbesimin ashtu dhe modestinë.”

Aktori amerikan Andy Kaufman, një mundë si apasionuar dhe mikui James Belushittonë, të dy patën vdekje të parakohshme (Kaufman vdiq 35 vjeç) kathënë: “Nuk ka dramë më të madhe një ndeshje mundjeje.”

Carl Bert Albert, drejtues (speaker) i Kongresit Amerikan në vitet shtatë dhjetë dhe një i apasionuar pas mundjes kathënë: “Mundja është një sport që ka shndërruar shumë djemnë burra dhe shumë burra në liderë. Dhe është një sport në të cilin mund të jesh gjigant pavarësisht sa i madh je.”

Në se ka ndonjë sport që i bashkon të gjithë sportistët që ushtrojnë sportë që duan forcë fizike, dhe them i bashkon në  kuptimin që e kanë ushtruar brenda grupit të tyre për stërvitje, kjo është mundja. Sepse të gjithë këta janë ndeshur në mundje klasike mes tyre për stërvitje për të forcuar karakterin, por edhe për kënaqësi. Basketbollistët nuk bëjnë përjashtim.

Fakti që Kryeministri Rama e përçmon mundjen klasike, megjithëse i përket një brezi që ka   jetuar në kohën kur ky ishte një sport që i bëhej shumë më tepër publicitet se sot në Shqipëri, tregon se Rama nuk ka qenë vërtet as basketbollist por një basketbollist figurant. Këtë e them edhe sepse Rama kur bën  krahasime nga sporti në fjalimet e tij na flet për futbollin jo për basketbollin, sportin e tij. Edhe fotografi bëri me Ronaldon jo ndonjë basketbollist. Rama i rikthehet basketbollit kur i japin topin në dorë servilët për ta gjuajtur në kosh gjatë përurimit për të disatën herë të ndonjë fushe sportive. Dhe në këto raste Rama gjuan njëzet herë derisa ta futë topin në kosh që pastaj të dalë në television si “Ronaldo” i koshit dhe të postoj fotografinë e radhës siç e ka zakon ai për të krijuar imazhin e  Shqipërisë që ndryshon me fotografitë e tij.

Unë e di që Edi Rama e përçmon mundjen si sport ,se ai me ndeshje mundjeje kupton dhe pëlqen atë ku dy meshkuj mbërthehen seksualisht mes tyre  . Por megjithatë unë e sfidoj ish sportisin Edi Rama, i cili si politikan tallet me sportin, që të bëjë me mua mundësin amator  në një ndeshje mundjeje. Jemi të dy pothuajse të një moshe dhe ai është më i madh në trup se unë. Nuk ka pse të ketë turp sepse në mundje janë ndeshur edhe mbretër të famshëm. Nëse nuk e hedh në tuç unë jap dorëheqjen nga politika. Atij nuk i kërkoj që të japë dorëheqjen. Por i kërkoj vetëm një gjë. Sipas rregullave sportive të bëjmë të dy testin e drogës para ndeshjes dhe ta publikojmë. Ndeshja le të bëhet te  Sheshi i Flamuritnë Vlorë.

Dhe tani kam një fjalë për  të gjithë ata lebër që do të votojnë Ramën dhe partinë e tij në 25 qershor. Duke më fyer mua si mundës ai ka fyer të gjithë para ardhësit e lebërve që e kanë ushtruar në shekuj këtë sport burrëror. Unë nuk e ndjej veten të fyer nga ai si Bujar, por si ushtrues i sportit tradicional lab të mundjes. Çdo lab ka qenë një mundës amator dhe është i tillë akoma dhe sot. Rama më sfidoi vetë tani unë e pres deri më 24 prill që të ndeshemi. Unë e pres si si lab dhe burrë Vlore që jam. Ua kërkoi edhe atyre që do të votojnë për të në Vlorë që t’ ia kërkojnë të vijë të ndeshet. Madje jam gati të pranoj që të vijë bashkë me Taulant Ballën dhe të ndeshem me të dy njëkohësisht. Nëse Rama nuk paraqitet në sfidën të cilën e nxiti vetë, atëherë unë i them sipas zakonit vlonjat dhe lab: “O Edi ule kokën se Vlora (Labëria) ta ashtu…”

Unë di të ndeshem edhe në mundje si burrë lab, di edhe të ngre dolli si burrë lab, di edhe të pasuroj erudicionin tim me lexime librash sic them me modesti se kuptohet edhe nga kjo përgjigje.

Të më fal z.Bujar Leskaj për këtë përgjigje të pa autorizuar publike,  e cila  në fakt është një trillim ironik, që i shkon për shtat të sharave të përditëshme  publike  dhe presioneve të shumta hakëmarrëse, që u bën kryeministri kundërshtarëve të tij në të gjitha drejtimet.

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.