Show-Bizz

Merr fund historia e dashurisë mes Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

19:08 - 15.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i kanë dhënë fund fejesës së tyre dhe lajmin e kanë bërë me dije vetë ish-çifti. Në një deklarate për “Today”, ata bënë të ditur se s’do të jenë më bashkë, por do të vazhdojnë të mbeten miq të mirë të njëri-tjetrit.




“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona.

I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit.Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre.”- është shprehur dyshja.

Detajet për ndarjen e papritur janë ende të paqarta. Në prill 2019, u përfol edhe se Alex e tradhtoi me një ish-partnere, gjë që u mohua nga Jennifer.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.