AKTUALITET

“Do jenë zgjedhje historike”, Meta: Populli do marrë në dorë fatin e tij. Patronazhistët?! Tregues i partisë-shtet

21:09 - 16.04.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për një televizion lokal në Vlorë akuzoi qeverinë se po tenton që të prishë standardet e zgjedhjeve të 25 prillit. Kreu i shtetit shprehu bindjen se populli do të marrë në dorë fatet e tij.




“Qeveria po bën çdo gjë në këto zgjedhje për të prishur standardet e tyre, pasi po bën edhe palën edhe arbitrin në fushë. Por jam me besim se populli do marrë në dorë fatet e tij. Ka një tension artificial që vjen nga mazhoranca dhe kjo ndodh per shkak se ndihen pakicë. Ajo kërkon të imponohet përmes marifeteve, por do ta kete te pamundur. Fushata zgjedhore që po zhvillohet nuk është e qetë.

Në 25 prill, qytetarët që po frustrohen çdo ditë nga qeveria do reagojnë me pjesëmarrjen masive në votime.”, tha Meta.

Duke u ndalur tek çështja e përdorimit të të dhënave personale për zgjedhjet e 25 prillit, Meta theksoi se ky është tregues i partisë-shtet.

“Patronazhistët nuk janë një tregues pozitiv për një shoqëri europiane dhe të lirë. Ky është tregues i partisë-shtet. Është e papranueshme. Shqiptarët duan ndryshimin dhe do votojnë ndryshimin më 25 prill. Shqiptarët nuk votojnë kriminelët, ato i urrejnë ata. Do jenë zgjedhje historike. Duhet të apelojmë te qytetarët shqiptarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme, por është një mundësi jo për 4 vjet, por për 100 vitet e ardhshme”, pohoi Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.