Kryesore

“Kundërshtarët të bëjnë pushim edhe 4 vite”, Veliaj: PS çdo stacion të jetës e ka bërë më të mirë, ndaj e votojnë 70% e grave

14:48 - 16.04.21 Gazeta Shqiptare

Në një takim me gratë dhe vajzat e Tiranës, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tha se qeveria me politikat e realizuara u ka ardhur më shumë në ndihmë zonjave shqiptare dhe kjo është arsyeja pse ato zgjedhin Partinë Socialiste.



“Nga lindja, deri në pension, kudo ku ka vënë dorë Edi Rama dhe Partia Socialiste, stacionet e jetës janë bërë më të mira. Kjo shpjegon pse 70% e grave dhe vajzave votojnë Edi Ramën dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë”, u shpreh Veliaj. Kryebashkiaku, në cilësinë e drejtuesit politik të PS-së për Tiranën pohoi se mjafton të rrotullohesh 360 gradë për të parë ndryshimet e mëdha të bëra nga qeveria Rama. Ndërsa kundërshtarët”, – vijoi Veliaj – “le ta bëjnë pushim edhe 4 vite.”

“Më pyeti dikush pse keni 360 gradë atë vendin ku flisni? Sepse kemi punuar në 360 gradë, ngado të rrotullohesh mund të shohësh një punë, një projekt, një mirësi, një bekim të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës që ka pasur vizionin dhe e bëj gjithmonë këtë fjalim dhe them, kudo të jeni, programi më i mirë është vetëm një rrotullim 360 gradë”, nënvizoi ai, teksa përmendi disa nga projektet që çdo ditë frekuentohen sidomos nga gratë shqiptare.

“Sot Parku i Liqenit Artificial të Tiranës frekuentohet nga 300 mijë vizitorë unikë, 200 mijë nga 300 mijë janë gra dhe vajza, janë nëna që çojnë fëmijët për shëtitje, që dalin për vrap, që fitojnë ajër të pastër”, tha ndër të tjera kryetari i Bashkisë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.