Kronikë

Përndjekje dhe ngacmim seksual, arrestohen dy persona në Tiranë

09:49 - 16.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona kanë rënë në prangat e uniformave blu në Tiranë, nën akuzën e përndjekjes dhe ngacmimit seksual.




Policia bën me dije se një 35-vjeçar me çregullime mendore ka ngacmuar seksualisht në Ali Dem një 46-vjeçare. Ndërsa një 33-vjeçar ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një të re 19-vjeçare, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., 35 vjeç, ( i cili dyshohet se vuan nga çrregullime të shëndetit mendor) pasi në Ali Dem, ka ngacmuar seksualisht një 46- vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme një shtetase 19-vjeçare, duke i shkaktuar gjëndje ankthi dhe frike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.