Bota

Turqia shënon rekord të rasteve me COVID-19, në 24 orët e fundit 63.082 infeksione

21:30 - 16.04.21 Gazeta Shqiptare

Në 24 orët e fundit Turqia regjistroi 63.082 raste të reja me koronavirus. Ky është numri më i lartë ditor i të infektuarve në këtë vend, që nga fillimi i pandemisë.



Të premten, Ministria e Shëndetësisë e Turqisë tha se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 4.150.039. Të dhënat gjithashtu treguan se gjatë 24 orëve të fundit edhe 289 njerëz vdiqën për shkak të sëmundjes COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 35.320.

Turqia aktualisht renditet e katërta në botë për numrin e rasteve ditore, raporton agjencia Reuters.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi të marten për disa masa të reja të kufizimeve dhe një “mbyllje të pjesshme” për dy javët e para të muajit të Ramazanit.

Masa u tha se po merret për të frenuar rritjen e rasteve të reja me COVID-19.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.