Kosova

Vitia: Lajmi që janë anuluar vaksinat Pfizer është i pavërtetë, ftoj prokurorinë të veprojë dhe të mbrojë interesat e qytetarëve

21:45 - 16.04.21 Gazeta Shqiptare

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, ka mbajtur një konferencë shtypi pak më parë ku ka thënë se lajmi i publikuar nga Gazeta Insajder ku thuhej se Vitia nuk ka pranuar të nënshkruajë kontratë me Pfizer/Biontech është i rremë.



Sipas tij lajmi jo vetëm që rezulton i pavërtetë por është edhe i dëmshëm dhe dashakeq.

“Më lejoni të jem i shkurtë dhe i qartë, lajmi i publikuar në gazetën Insajderi është i pavërtetë i dëmshëm dhe dashakeq”. Këto të dhëna janë konfidenciale, ata që rrjedhin të dhëna konfidenciale duhet të kuptojnë që dëmtojnë procese. Procesi i sigurimit të sigurimit të vaksinave nuk është lojë. E të rrezikosh sigurimin e vaksinave, ke rrezikuar shëndetin e qytetarit. Ne ftojmë prokurorin e shtetit që të mbrojë shëndetin e qytetarëve dhe të mbrojë këtë proces kaq delikat”.– tha ai.

Pak më herët Gazeta Insajder publikoi një artikull në të cilin thuhej se Vitia kishte refuzuar të firmoste kontratën për marrjen e vaksinave me Pfizer/Biontech.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.