Kronikë

Vrau bashkëshorten me armën e shërbimit, dënohet me 35 vite burg ish-gardisti Alket Arapaj

10:54 - 16.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vite burg ish-gardistin Alket Arapaj, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Evelina Seferaj. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Klodiana Lala.




Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy vite më parë, më 12 shkurt 2019. Arapaj ekzekutoi me armën e shërbimit gruan e tij, ku shkak i krimit të rëndë ishte xhelozia.

Ishin fqinjët që pas krimit lajmëruan policinë, pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe fëmijën e mitur të çiftit duke qarë. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë te ish-gardistit, i cili nuk bëri rezistencë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.