AKTUALITET

Historia e trishtë e gruas që u rrit mes vështirësive: Njerka më torturonte, më linte pa ngrënë, flija rrugëve

12:52 - 17.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të rritesh me njerkë dhe përpjekjet për t’u përshtatur janë trajtuar në “Jeta pa filtër” të autores Ervisa Lula këtë javë në “News24”. Një rrëfim plot dhimbje për jetën e vuajtjet tregon Dashuri Begaj, e cila mbeti jetime 11 vjeç kur e ëma ndërroi jetë e më pas i ati u martua me një grua tjetër. Ajo kujton se si e përzunë nga shtëpia, për shkak të dëshirave të moshës, apo se si njerka ia mbyllte bukën me çelës apo detyrohej të lahej me ujë të ftohtë në banjot publike të qytetit të Durrësit.




Begaj dëshmon fatin e keq të një vajze që i mungonte dashuria e nënës dhe përkujdesja e njerkës së saj, kur thotë se edhe i ati “mbante anën e asaj tjetrës’. Nuk mbarojnë këtu peripecitë; mbetet shtatzënë me të dashurin, e burgosin për tendenca moderne, i marrin fëmijën e porsalindur.

Episode si këto janë interpretuar në analizën e psikologes Lorela Garuli. Ajo thotë se ka diferenca në rritjen e këtyre fëmijëve në rastin kur rimartesa e prindërve ndodh kur prindi tjetër humb jetën apo janë të divorcuar. Garuli thekson nevojën e përshtatjes dhe kohës se mjaftueshme për të dy palët.

Mjekja pediatre, Lira Gjika sjell në vemendje eksperiencën e saj kur fëmijët shoqëroheshin në klinikë nga njerka apo njerku: “Njerka u bë bakllava e fëmijët nuk e hëngrën…” citon ajo shprehjen popullore, ndërsa vlerëson rastet kur të rriturit nuk tentojnë t’u imponohen fëmijëve duke dashur të zënë vendin e prindërve të tyre biologjikë.

Prekës është edhe komenti i mësueses Sanie Korini se si një nxënës adoleshent ka dashur të shmangë takimin e saj me njerkun e tij për të mos thelluar edhe më tëj debatin mes tyre, për shkak të dhunës psikologjike që e ndiqte prej kohësh, sikurse edhe shembulli i një vajze adoleshente që rivalizohej nga njerka që në moshë të re dëshirontë të tregonte kujdes për pamjen e veshjen, detaje që e bënin vajzën paksa xheloze.

I veçantë është edhe rrëfimi i një 46-vjeçari se si ai është martuar me gruan kur ajo kishte një vajzë nga martesa e mëparshme. “Më tha se ajo është mami im, nuk ma jepte dorën rrugës, nuk hante bukë me mua…” shprehje që atë e kishin vënë në vështirësi, ndërsa tregon se si jeta i kishte afruar, por jo përfundimisht si baba e bijë. “Për të jam Beni, por jo babi.”-thotë ai si dëshmi e një prove jo të lehtë. Në intervistë mësuesja Korini veçon fjalët e një gruaja të re që rrit vajzën e burrit nga një martesë tjetër, si fakt ndihmës që raporti i tyre të shkojë mirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.